Konservatorit Charlie Kirk i cili u vra gjatë një aktiviteti në SHBA do t’i jepet lamtumira të dielën në stadiumin State Farm në Glendale.
Në përcjelljen e Charlie Kirk, do të marrin pjesë Presidenti i SHBA, Donald Trump, zyrtarë të lartë të administratës si dhe personalitete nga bota politike.
Stadiumi State Farm ka një kapacitet prej 63,000 personash dhe regjistrimi për të marrë pjesë në këtë ngjarje është i hapur për publikun, duke kërkuar një emër, email, celular dhe kod postar.
“Shërbimi Sekret i bashkohet kombit në shprehjen e ngushëllimeve tona më të thella familjes dhe miqve të Kirk”, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi në një deklaratë.
“Planifikimi i përbashkët i sigurisë është duke u zhvilluar për përkujtimin dhe funeralin e Charlie Kirk dhe informacioni i duhur në lidhje me sigurinë publike do të ofrohet ndërsa procesi përparon në ditët në vijim.”-theksoi ai.









