Ka ndërruar jetë sot në moshën 87-vjeçare një nga aktoret më me famë, Claudia Cardinale.
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i saj, i cili bëri me dije se Cardinale u shua në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte prej kohësh.
E lindur në Tunizi më 1938, ajo u bë një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë evropiane dhe ndërkombëtare. Karriera e saj kulmoi në vitet ’60 dhe ’70, ku ajo u shndërrua në një ikonë të bukurisë dhe talentit.
Me një karrierë që zgjati mbi gjashtë dekada, Claudia Cardinale mbetet një prej emrave më të shquar të kinemasë botërore, e dashur për publikun dhe e nderuar nga kritika.









