“KOALICIONI I TE GATSHMEVE”/ Zelensky mbërrin në Paris – Macron: Europa gati të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Élysée, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nesërm me “Koalicionin e të Gatshmëve”.

Në fjalën e tij hapëse, Macron theksoi se, duke u mbështetur në punën përgatitore të planifikuesve ushtarakë, Europa është “gati të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe popullin ukrainas”.