INCIDENTI NE LITUANI/ Shpërthen në flakë treni që po transportonte gaz – evakuohet zona; raportohet për një të plagosur

Një tren që transportonte gaz të lëngshëm naftë ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në trenin LPG në Vilnius, në Lituani.

Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e zonës menjëherë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në këtë fazë nuk ka dyshime për veprime të qëllimshme.

Kompania po bashkëpunon me pronarin e terminalit dhe autoritetet përkatëse për hetimin e shkaqeve të aksidentit”, njoftojnë autoritetet.