“Të humbësh një derbi nuk është kurrë e këndshme. Nuk ishim të mprehtë, dhamë shumë hapësira dhe ndeshja ishte e vështirë për ne. U përfshimë nga atmosfera, loja ishte shumë e tensionuar dhe nuk e bëmë punën siç duhet. Ndonjëherë një goditje shërben për të kuptuar që gjërat nuk janë gjithmonë rozë”.
Ai foli edhe për protokollet e ditës së ndeshjes dhe një episod të diskutueshëm në fushë.
“Na thonë se nuk mund të festojmë me tifozët, por arbitri tha se gjithçka ishte nën kontroll. Për episodin me Nicon, nuk e pashë, ata do ta marrin vendimin, por gjurmët e takave ishin aty”.
Në fund, Carvajal foli për gjendjen shpirtërore të skuadrës: “Të frustruar. Pak fjalë mund të na ngushëllojnë sot, por dielli do të lindë sërish nesër. Le të na djegë kjo humbje, që të gjejmë forcë dhe guxim”.
Real Madridi përndryshe mbetet lider në La Liga, por nëse Barcelona e mposht Sociedadin atëherë do të bien në vendin e dytë.









