Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e cilësuar veprimin si të rrezikshëm nga ana e Rusisë.
Rutte shprehet i bindur që do mbrohet territori i NATO-s dhe se çdo gjë tashmë është e monitoruar.
Mesazhi i kreut të NATO-s:
“Aleatët shprehin solidaritet me Poloninë dhe denoncojnë sjelljen e rrezikshme të Rusisë duke shkelur me dronë hapësirën ajrore të Polonisë. Aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo cep të territorit të NATO.Po monitorojmë nga afër situatën. Mbrojtja jonë ajrore është e aktivizuar!”.









