FITUESI/ Ousmane Dembele rrëmben “Topin e Artë” për vitin 2025 

Ousmane Dembélé është shpallur fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke lënë pas në garë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sulmuesi i PSG-së u vlerësua si lojtari më i mirë i vitit, falë paraqitjeve të shkëlqyera dhe kontributit vendimtar në arritjet e klubit të tij.

Dembélé ishte një ndër figurat kryesore në suksesin historik të PSG-së, e cila fitoi për herë të parë në histori Champions League, duke kompletuar tripletën e famshme këtë sezon. Performancat e tij në ndeshjet vendimtare të kompeticionit më të rëndësishëm për klube ishin vendimtare për triumfin e skuadrës franceze.

Në ndarjen e çmimeve të tjera prestigjioze, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u shpall “Trajneri më i mirë i vitit”, ndërsa portieri Gianluigi Donnarumma mori çmimin si “Portieri më i mirë”. Yamal, pavarësisht se nuk fitoi çmimin kryesor, u nderua si “Lojtari më i mirë nën 21 vjeç”, ndërkohë që Viktor Gyökeres u vlerësua si “Sulmuesi më i mirë i vitit”.

Çmimet:

Topi i Artë: Donnarumma

Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal

Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma

Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres

Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique

Klubi i vitit: PSG