DETAJE/ SPAK “zbarkon” në QSUT prej Nuredin Dumanit – zemra “tradhton” sërish të penduarin e drejtësisë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbrëmjen e kësaj të shtune është dërguar me urgjencë në QSUT.  Burime bëjnë me dije se Nuredin Dumani ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje ndërsa një ditë më parë, Fitim Dumani, vëllai i vogël i “pentitos” së SPAK, tha se Nuredini kishte një problem në zemër dhe si pasojë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ku dhe vendosi valvul.

SPAK po monitoron nga afër situatën për Nuredin Dumanin, një nga personazhet kyç për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale në vend. Nuredin Dumani u shoqërua mbrëmjen e sotme drejt urgjencës së QSUT-së nën masa të rrepta sigurie.

Pritet të shihet nëse gjendja e tij do të përmirësohet apo mjekëve do t’u duhet sërish të ndërhyjnë me kirurgji për rikuperimin e tij. 

Nuredin Dumani njihet si një vrasës me pagesë dhe mban firmën e shumë vrasjeve të bujshme në Shqipëri si një bashkëpunëtor i ngushtë me shumë personalitete të botës së krimit.