Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë hetime të zgjeruara në Mitrovicën e Jugut, lidhur me një rast dhune në familje, që është shoqëruar edhe me dyshime për posedim të paligjshëm të armëve.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit këtë enjte, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë dhe gjithsej 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari, një mashkull kosovar, është intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit të rastit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh
Ndaj tij janë ngritur dy raste penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.
Policia ka theksuar se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.









