Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar, teksa shihet që tre deputetë të PD-së kanë kaluar te PL, në mënyrë që ky grup të formohet.
Kryetar i këtij grupi është zgjedhur Tedi Blushi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto.
Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho.
Anëtarët e tjerë janë Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja.
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zedhenese
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja









