AKSIDENT I RENDE/ Përplasen dy makina në Malishevë – vdesin dy persona 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Astrazub të Malishevës, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur dy makina u përplasën. Në vendngjarje shkuan menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”,tha Elezaj.

Ai gjithashtu shtoi se, me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.