Një makinë ka dalë nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur.
Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit, raportohet nga media.
Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









