Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj u paraqit në derë të SPAK-ut, dhe vetëm pas më shumë se katër orësh ai do të dilte nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion këtë të enjte.
“Erdha vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim”, tha shkurtimisht për gazetarët teksa po dilte nga SPAK-u, po vështirë për t’u besuar një deklaratë e tillë, teksa familja Veliaj gjendet e zhytur në akuza të rënda.
Burime thanë se ai ishte thirrur me urdhër të Altin Dumani dhe Ols Dado për tu marrë në pyetje si person në dijeni mbi hetimin e nisur ndaj të vëllait kryebashkiak të arrestuar nga SPAK në muajin shkurt të këtij viti.
Kjo është hera e parë që Arben Veliaj është paraqitur në SPAK në këtë cilësi, ndërsa me herët, ai ka qenë aty për kundërshtuar vendimet e kontrollit dhe sekuestrimet që prokurorët e Posacëm kanë bërë në dhjetorin e Vitit të kaluar në banesën apo bizneset e tij.
Vetëm pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit, I rrëzoi ankimimet për paligjshmëri të kontrolleve.
Hetimet mbi pasuritë e familjes Veliaj kanë identifikuar disa prona që rezultojnë në emër të Arbër Veliajt, ndaj të cilit deri më tani nuk ka një akuzë të ngritur, por vetëm procedurë verifikimi.
Arbër Veliaj, po ashtu ishte personi me të cilin Erion Veliaj komunikoi nga furgoni i policisë me aparatin celular të punonjësit të burgut, ç’ka i kushtoi kryetarit të bashkisë një akuzë shtesë, duke e çuar numrin e veprave penale për të cilat ai dyshohet, në katër.
Përgjimet zbulojnë se Arbër dhe Erjon Veliaj kanë koordinuar një fushatë presioni dhe sulmesh mediatike kundër prokurorëve, duke sugjeruar një përpjekje për të ndikuar në procesin hetimor.
Suipas hetimit ndërkohë, rezulton se me kompanine e tij “Gogel”, Arbër Veliaj në dosjen e SPAK rezulton si personi që ka bërë dhe pastrimin e parave publike të përvetësuara në mënyrë të paligjshme nga i vëllai kryebashkiak i Tiranes.
Më 23 korrik, kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës u mor zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, e në fund edhe futja e sendeve të paligjshme në qelinë e paraburgimit.
Erjon Veliaj, sipas SPAK dyshohet se kryer këto krime në bashkëpunim me gruan e tij dhe disa
biznesmenë, ndër të cilët edhe Elman Abule, të cilët po ashtu janë njohur me akuzat.
Pas këtij hapi, SPAK pritet të dorëzojë dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën e Posaçme anti Korrupsin për nisjen e procesit gjyqësor.









