Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran të Korçës dolën këtë të hënë përpara Gjykatës së Rrethit
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Qiqin, i cili plagosi një 27-vjeçar në fshatin Dvoran të Korçës.
Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë për Qiqin, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues. Seanca për caktimin e masës është zhvilluar në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se autori ndodhet ende nën kujdes mjekësor pas ngjarjes.
Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.
Konkretisht, me “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa Thanas Paskali do të hetohet në gjendje të lirë.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e plagosjes.









