VEND-TAKIMI/ Putin propozon të takohet me Zelenskyn në Moskë – ja si u përgjigj presidenti ukrainas ndaj ftesës

Presidenti rus Vladimir Putin propozoi të zhvillojë një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë, raporton Agence France-Presse , duke cituar burime të informuara.

Sipas agjencisë, Putin e bëri propozimin në telefonatën e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë takimit të Trump me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Por, sipas të njëjtit burim, Zelensky u përgjigj me ‘jo’, duke e refuzuar propozimin e homologut rus.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi po shqyrton skenarë për sigurinë e Ukrainës pas luftës dhe mundësinë e një marrëveshjeje për paqe.