TRONDITET DURRESI/ Të shtëna me armë zjarri orët e para të mëngjesit – dyshohet për një të vrarë 

Një person raportohet se ka humbur jetën në orët e para të kësaj të mërkure, datë 13 Gusht. Ai është qëlluar me armë zjarri në një nga lagjet e qytetit bregdetar të Durrësit, por deri tani nuk ka informacion zyrtar nga Policia.

Të shtënat janë regjistruar pranë shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia”, por nuk dihet nëse ka pasur shkëmbim zjarri; kemi të bëjmë me një atentat; apo një ngjarje për motive banale që ka përfunduar në plumba.

Jo zyrtarisht, bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur pak pas mesnate dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, por nuk ka informacion as për rrethanat dhe as për shkaqet e të shtënave.

Lajm në përditësim….