TRAGJIKE/ Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari në Itali

Trupi i një 6-vjeçari, i cili u zhdukur pasditen e së hënës në plazhin e Ca’ Pasquali, në Cavallino-Treporti, afër Venecias, u gjet pa shenja jete.

Carlo Panizzo u gjet nga zhytësit rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra larg bregut, në një thellësi prej 2 metrash.