TRAGJIKE/ Festa në Los Angeles kthehet në mort – 2 persona humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri, gjashtë të tjerë plagosen!

Një festë në Los Angeles është kthyer në tragjedi pasi nga disa të shtëna me armë zjarri, humbën jetën dy persona dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë dhe dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga anëtarët e bandat kriminale.

Drejtuesja e Policisë së Los Anxhelosit, Leticia Ruiz, konfirmoi se oficerët që po patrullonin zonën vunë re një person të armatosur që vrapoi drejt vendit ku po festohej një ditëlindje dhe e mbyllën festën rreth orës 23:00. Në atë moment, një i dyshuar u arrestua për armëmbajtje. Më pas dy orë më vonë, u regjistruan disa të shtëna drejt turmës së njerëzve pas festës.

Një burrë, që besohet të jetë midis moshës 25 dhe 30 vjeç, u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një grua 52-vjeçare u dërgua në spital dhe atje ndërroi jetë. Dy të tjerë, një burrë 34-vjeçar dhe një burrë 37-vjeçar, u dërguan me urgjencë në një spital të zonës në gjendje kritike. Përveç kësaj, tre burra, të moshës 62, 28 dhe 26 vjeç, si dhe një grua 28-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarët thanë se të shtënat erdhën nga një sedan i kuq. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet. Autori ose autorët e dyshuar janë ende të lirë. Të hënën në mëngjes, detektivët e vrasjeve të LAPD-së vazhduan të intervistonin dëshmitarët dhe të kontrollonin vendin e ngjarjes për prova.