TEMA E BISEDES/ Kremlini zbulon diskutimin mes Putin dhe liderit kinez Xi Jinping

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping diskutuan këtë të dielë mbi takimin e fundit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bëri publik këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, për median ruse, pa dhënë detaje shtesë.

Putin ishte takuar më parë këtë muaj me presidentin amerikan në Alaskë.

Dialogu mes Putinit dhe Xi Jinping u zhvillua gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, i cili po mbahet në Tianjin, në veri të Kinës.