PRONONCIMI/ Në prag të takimit në Alaska Zelensky e bën të qartë: Trump e di mirë se pa ne nuk ka marrëveshje me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi rëndësinë e përfshirjes së Ukrainës në çdo bisedë apo vendim që lidhet me të ardhmen e vendit të tij.

Ai komentoi takimin e paralajmëruar midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin duke theksuar se pa Ukrainën nuk mund të merret asnjë vendim për fatin e saj.

“Një bisedë midis Putinit dhe Trumpit mund të jetë e rëndësishme për marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Por ata nuk do të bëjnë asgjë për Ukrainën pa ne. Besoj se Trump e kupton këtë”, deklaroi lideri ukrainas.

Zelenksy theksoi gjithashtu se është e pamundur të flitet për Ukrainën pa Ukrainën dhe se vendimet për vendin duhet të merren me pjesëmarrjen aktive të saj.