Trajneri i Burnley, Scott Parker, ka pranuar se sulmuesi shqiptar Armando Broja duhet të përmirësojë më shumë aspektin fizik para se të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në ekip.
Broja u la jashtë skuadrës për ndeshjen e parë të sezonit në Premier League, ku Burnley u mposht me rezultatin 3-0 nga Tottenham në Londrën Veriore.
Sipas Parker-it 23-vjeçari duhet të arrijë formën e tij “optimale” para se të marrë minuta në fushë.
“Ai ka nevojë për pak më shumë punë. Nuk ka qenë në nivelin e duhur fizik për të luajtur në Premier League, prandaj duhet ta trajtojmë dhe ta përgatisim që të arrijë ritmin e duhur,” tha Parker pas ndeshjes.
“Ne duhet të ecim me kujdes dhe ta përgatisim atë për sfidat e mëtejshme. Ai ende nuk është në formën e duhur për t’u aktivizuar në nivelin e Premier League,” përfundoi Parker.









