PRANGOSJA/ Me fabrikë kanabisi prej 11.8 milionë paundësh – arrestohen 3 shqiptarë në Skoci

Tre shqiptarë janë arrestuar në Skoci, pasi policia zbuloi një fabrikë kanabisi me vlerë 1.8 milion paund në një qendër tregtare të braktisur.

Dy nga tre shqiptarët ishin urdhëruar më parë të deportoheshin nga Mbretëria e Bashkuar.

Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç, u paraqitën sot në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Lartë në Glasgoë.

Të gjithë pranuan se ishin të përfshirë në prodhimin e drogës së klasit B, pasi mijëra bimë u sekuestruan në shtator 2024.

Të tre u paralajmëruan se do të përballeshin me dënime të gjata me burgim kur të dënohen muajin tjetër.

Fabrika e kanabisit ishte vendosur në njësi të mbyllura në ish-Qendrën Tregtare Forum të braktisur në Irvine, Ayrshire të Skocisë.

Policia ishte njoftuar pasi kishte marrë shqetësime në lidhje me përdorimin e energjisë në ambientet e braktisura.

U sekuestruan gjithsej 3058 bimë kanabisi. Droga kishte një vlerë midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh.