Autoritetet italiane kanë arritur të godasin së fundmi një grup kriminal italo-shqiptar. Banda mësohet se merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe kryenin vjedhje në Faenza. Mes 3 të arrestuarve mësohet se janë edhe dy shqiptarë.
Të arrestuarit janë idenfikuar si 22-vjeçari Francesco Marino, 37-vjeçari Andi Arapi dhe 31-vjeçari Ledio Hysa. 22-vjeçari u la në burg ndërsa dy shqiptarët u lanë nën masën detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Ata u kapën pas një operacioni i cili u zhvillua me ndihmën e një pronari piceria i cili ishte vjedhur nga grupi. Ata kishin vjedhur tableta dhe telefon celularë nga piceria e Manfredit “Il Girasole di Batti”.
Mësohet se një ditë pas vjedhjes autorët kanë telefonuar pronarin dhe i kanë kërkuar 150 euro që ata ti kthëjnë mbrapsht pajisjet e vjedhura. Në një situatë të tillë pronari vuri në kurth grupin duke pranuar kërkesën e tyre dhe duke informuar policinë. Gjatë dorëzimit u bë edhe arrestimi i tyre. Hysa gjithashtu u kap me disa doza kokaine. Pas kontrolleve të kryera në banesën e tij u gjetën lëndë narkotike dhe 2100 euro cash.









