PERBALLJA ME FLAKET/ Zjarret në Delvinë – pëson djegie komandanti i zjarrfikëses; përfundon në spital

Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka marrë plagë djegieje, teksa ishte pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Blerimas. Bëhet me dije se komandanti ka marrë djegie në dorë dhe këmbë.

Menjëherë pas djegieve është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, nga ku është transportuar mandej në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.