Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë.
Disa ndërtesa u shembën në epiqendrën e tërmetit. Autoritetet bëjnë me dije se 6 persona u shpëtuan, ndërsa për 2 të tjerë po vijojnë përpjekjet për t’i nxjerrë nga rrënojat.
Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të mos hyjnë në strukturat e dëmtuara në zonë, pasi mund të ketë paslëkundje që mund t’u rrezikojnë jetën.
Presidenti Erdogan tha se janë marrë të gjitha masat për t’iu gjendur qytetarëve pranë, ndërsa ekipet po punojnë në terren për të menaxhuar situatën.
Turqia përshkohet nga disa linja çarjesh gjeologjike, të cilat më parë kanë shkaktuar katastrofa në vend.
Gjatë viteve të fundit, tërmetet kanë shkaktuar katastrofa, duke u marrë jetën shumë qytetarëve dhe shkaktuar dëme të shumta.









