Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila prej 2022 ka një angazhim edhe në zhvillimet politike në Shqipëri, por edhe në debate të ndryshme, përmes rrjeteve sociale, bën të ditur se një prej këshilltarëve më të afërt të Presidentit Donald Trump, i ka bërë të ditur se po punohet për të dizenjuar një tjetër organizatë terroriste.
Kokalari, e cila fillimisht u shfaq si një mbështetëse e Sali Berishës, pas shpalljes së tij non grata nga administrata e Presidentit Joe Biden, dhe më pas u rreshtua si një prej kritikive më të forta të kreut të PD-së, shkruan se ‘Vëllazëria Myslimane’ mund të dizenjohet si organizatë terroriste nga Presidenti Trump. Madje Kokalari e konsideron këtë si një super lajm pozitiv.
“Lajm super pozitiv: një nga këshilltarët më të afërt të Presidentit Trump, që është super i angazhuar me politikën e jashtme, të cilit po i tregoja se si radikalizmi ka futur këmbët në Shqipëri dhe në Kosovë dhe isha super e shqetësuar për këtë, sapo më tha që është duke punuar për të shtyrë dizenjimin e Vëllazërisë Muslymane si organizatë terroriste.
Nëse kjo ndodh, shanset janë që Europa do bëj të njëjtën gjë. Shumica e shteteve në Lindjen e Mesme e kanë bërë tashmë, dhe kjo do të thotë që Vëllazëria Myslymane do të jetë e limituar shumë, dhe si pasojë do fillojë dhe pastrimi i tyre në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan Kokalari.

“Vëllazëria Myslimane”, e njohur gjithashtu si “Shoqëria e Vëllazërisë Myslimane” ose “Al-Ikhëan Al-Muslimun” në arabisht, është një organizatë me ndikim fetar dhe politik islamik e themeluar në Egjipt në fillim të shekullit të 20-të.
“Vëllazëria Myslimane” u krijua në vitin 1928 në Egjipt, nën udhëheqjen e Hasan al-Banna, me synimin për të promovuar një interpretim më të rreptë të Islamit dhe për të përmirësuar moralin dhe etikën në shoqëri.
Me kalimin e viteve, organizata është diversifikuar dhe zgjeruar, duke u angazhuar në një gamë të gjerë aktivitetesh, nga kujdesi social dhe arsimor e deri te politika.









