OPOZITA “MERR MALET”/ Demokratëve u kërkojnë qëndresë, vetes i ofrojnë relaksin – Berisha me të dhëndrin “arratiset” në bjeshkët e Tropojës; shijojnë pushimet malore

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret dhe demokratët i presin dhe 4 vite të tjera në opozitë, Sali Berisha duket se po shijon lirinë në mal duke u “arratisur” me të dhëndrin e vet, Abi Malltezin.

Siç duket në foton e publikuar, Abi Malltezi dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhen në bjeshkët e Tropojës.

Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit u lirua nga “arresti shtëpiak” pak kohë më parë ndërsa akuzohej për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Abi Malltezi dhe kryedemokrati Sali Berisha i cilësonin akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama.