NGJARJE E RENDE/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa rregullonte një defekt – ndërron jetë 51-vjeçari në Valias (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Valias. Policia bën me dije se një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. 

Në njoftim bëhet me dije se viktima po rregullonte një defekt kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Viktima është identifikuar si Arben Legisi.

“Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.