MERKATO/ Jadon Sancho kalon në Itali – ja klubi për të cilin ai do të luajë…

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A.

Sulmuesi anglez ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sancho ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt me të.

Por ata u tërhoqën pasi mësuan për kërkesat ekonomike të futbollistit, i cili ka një rrogë prej 15 milionë eurosh bruto në vit te Manchester United.

Ajo që ka bërë lëvizjen e duhur ka qenë Roma, e cila ka bindur lojtarin me një kontratë pesëvjeçare, duke i ofruar një rrogë fikse prej 4,5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse të ndryshme që e rritin atë në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro në sezon.

Sancho ka thënë “po” dhe pritet në Itali, ndërsa Manchester United është i lumtur që e sheh të largohet.

Në arkat e “djajve të kuq” do të derdhen 23 milionë euro, për formulën e cila parashikohet të jetë një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.