MERKATO/ Bayern pranë një tjetër zyrtarizimi – Nkunku do të jetë blerja e re e gjermanëve

Bayern Munchen ende nuk e ka thënë fjalën e fundit në këtë merkato transferimesh me rekordmenët e Gjermanisë të cilët janë pranë një tjetër lëvizje interesante.

Sipas asaj që raportohet në mediat pranë klubit, Christopher Nkunku pritet të jetë i radhës që do të zbarkojë në Mynih pas largimit të Coman drejt Al Nassr. Vincent Kompany e pëlqen futbollistin francez edhe pse në sezonet e fundit gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për të.

Një arsye e fortë që bavarezët po këmbëngulin për këtë lëvizje është rroga e ulët e kërkuar prej tij në krahasim me pjesën tjetër të lojtarëve bavarezë.

Një lëvizje po ashtu me shumë rëndësi është ajo në aksin anglo-italian, ku Roma është drejt përfundimit të bisedimeve me Manchester United për blerjen e britanikut Jadon Sancho. Sulmuesi, sipas djajve të kuq vlen 20 milionë paundë, një vlerë që mund të përballohet pa problem nga ana e kryeqytetasve, ndërsa raportohet se dhe vetë anësori është dakordësuar për këtë lëvizje.

Alexander Isak nuk është grumbulluar nga Newcastle për ndeshjen e radhës e cila është e vlefshme për javën e parë të Premier Leagues angleze. Arsyeja është e thjeshtë, Isak nuk preferon të kthehet në stërvitje, ndërkohë në anën tjetër drejtuesit e qymyrxhinjve nuk e lejuan atë të transferohet drejt Liverpool.