MBYLLJA E NEWS 24/ Gjykata e Tiranës jep vendimin: Veprim i paligjshëm; sendet tu rikthehen gazetarëve! Të lirohet godina e dytë

Gjykata e Tiranës, pas disa orësh seancë ka vendosur që Panorama Group të rikthehet menjëherë në godinën. Gjykata Tiranës, përkatësisht Dhoma Civile u dha të drejtë gazetarëve për marrjen e sendeve personale dhe profesionale.

Gjykata ka urdhëruar që brenda 48 orëve të kthehen të gjitha sendet, që një ditë më parë u morën me kamionë  në mënyrë të paligjshme nga kompania KAYO, e drejtuar nga Ardi Veliu.

Gjithashtu në vendimin e saj, Gjykata ka cilësuar si të paligjshme ndërhyrjen dhe ndërprerjen e punës përmes sekuestrimit të sendeve personale dhe të punës së gazetarëve të grupit mediatik.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e së drejtës së medias për të ushtruar aktivitetin e saj pa pengesa dhe ndërhyrje të jashtëligjshme.