Deri në ditën e fundit të tregut të transferimeve mund të ndodhë gjithçka. Surprizat nuk përjashtohen, por për Bayern Munich merkato mund të quhet e mbyllur.
Transferimi i Jonathan Tah si lojtar i lirë, ai i të riut Tom Bischof për vetëm 300 mijë euro dhe blerja e Luis Diaz për 70 milion euro nga Liverpool kanë plotësuar skuadrën e Vincent Kompany për sezonin e ri që nis me finalën e Superkupës kundër Stuttgart më 16 gusht.
Si gjithmonë, bavarezët janë favoritë absolutë për titullin kampion në Gjermani, ndërsa objektiv është rikthimi te triumfi në Europë.
Një sinjal për këtë Bayern Munich e dha në miqësoren e fundit, të fituar 4-0 kundër Totenham.
Përveç Harry Kane dhe Kingsley Coman, rrugën e rrjetës gjetën edhe dy lojtarë të rinj si Karl dhe Asare.
Përtej rezultatit, ajo që ra në sy ishte dominimi total i kampionëve gjermanë, ndërsa edhe Luis Diaz duket se ka hyrë shpejt në mekanizmat e skuadrës.
Sulmuesi meksikan e tregoi këtë edhe në ndeshjen e parë me Bayern në miqësoren kundër Lion gjithashtu të fituar me rezultatin 2-1.
Përpara debutimit në sezonin e ri të Bundesligës në finalen e Superkupës së Gjermanisë dhe më 22 gusht në Bundesligë kundër Leipzieg, bavarezët do të zhvillojnë edhe një test të fundit në miqësoren kundër Grasshopers.









