Dy prokurorët hetuan dhe gjykatësi që miratoi fletarrestimin për kryeministrin Izraelit dhe bashkëputënotrët e tij për krime lufte, janë futur në listën e zezë amerikane. SHBA ka vendosur po ashtu sanksione edhe për një tjetër anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penal, I cili miratoi hetim për personelin amerikan në Afganistan.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e cilësuar këtë institucion si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe për aleatët e saj.
Departamenti i Shtetit njoftoi se gjyqtarët Kimberly Proust nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, si dhe prokurorët Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali, janë ndëshkuar për rolin e tyre vendimtar në përpjekjet për të hetuar dhe ndjekur penalisht zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shërbyer si një “instrument i luftës ligjore kundër SHBA-së dhe Izraelit” dhe paralajmëroi se administrata do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur trupat, sovranitetin dhe aleatët e saj.
Sipas komunikatës, Proust u sanksionua për vendimin që autorizoi hetimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi personelin amerikan në Afganistan, ndërsa Guillou për miratimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me luftën në Gazë.
Prokurorët Khan dhe Niang u akuzuan për vazhdimin e hetimit të nisur nga ish-kryeprokurori Karim Khan mbi veprimet e Izraelit në këtë konflikt, duke përfshirë mbështetjen e akuzave dhe fletarrestimeve ndaj liderëve izraelitë. Me vendimin e ri, çdo pasuri e tyre në juridiksionet amerikane do të ngrihet.
Ky hap është vetëm episodi më i fundit i përplasjeve mes Uashingtonit dhe tribunalit të Hagës, i pari i këtij lloji në botë për krime lufte.
Gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA vendosi masa të ngjashme ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilat më pas u hoqën nga administrata e Joe Biden në vitin 2021.
Vendimi i së mërkurës tregon rikthimin e një politike konfrontuese, në një kohë kur hetimet e gjykatës mbi veprimet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të shkaktojnë tensione të mëdha diplomatike.









