KAMPIONATI KROAT/ U aktivizua nga stoli – Arbër Hoxha bën protagonistin në triumfin e Dinamos së Zagrebit

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha  ka regjistruar një asistim mbrëmjen e sotme në fitoren e Dinamo Zagrebit kundër Vukovar 1991 me rezultatin e thellë 3 me 0, duel ky i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit kroat.  

Hoxha, asistoi te goli i tretë të cilin e realizoi Sandro Kulenoviq në minutën e 77-të. Sulmuesi i krahut të majtë u hodh në fushë në minutën e 69-të. 

Te skuadra Vukovar 1991 nga minuta e 71-të u aktivizua edhe talenti i Kombëtares Shpresa, Enis Shabani, por pa mundur të lerë gjurmë.  

Për sa i përket 26-vjeçarit, Arbër Hoxha, në edicionin e kaluar në 41 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi tri gola dhe bëri tri asistime.