INECIATIVA E NATO-S/ Suedia, Norvegjia dhe Danimarka kontribuojnë me 420 milionë euro për armë amerikane për Ukrinen

Suedia, Norvegjia dhe Danimarka do të kontribuojnë së bashku me 5 miliardë korona norvegjeze (rreth 420 milionë euro) në një iniciativë të NATO-s për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane, njoftoi qeveria norvegjeze.

Paketa përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, pajisje të tjera ajrore dhe municione kundër tankeve. Suedia do të japë 240 milionë euro nga kjo shumë.

“Vazhdimi i furnizimit me pajisje mbrojtëse amerikane — të cilat Evropa nuk i prodhon në sasi të mjaftueshme — është vendimtar për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës,” deklaroi zëvendëskryeministrja e Suedisë, Ebba Busch, në një konferencë për shtyp.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, falënderoi Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën për angazhimin e shpejtë në financimin e kësaj pakete mbështetëse për Ukrainën.

NATO ka njoftuar se do të koordinojë iniciativën e quajtur Prioritised Ukraine Requirements List (PURL), e cila financohet nga vende evropiane anëtare të NATO-s dhe Kanadaja. Paketa do të ndahet në pjesë me vlerë 500 milionë dollarë secila.

Të hënën, Holanda u bë vendi i parë që njoftoi pjesëmarrjen në këtë nismë, duke premtuar një kontribut prej 500 milionë euro.