Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”. Policia bën me dije se një 34-vjeçar me iniciale E.P ka plagosur me armë zjarri një 30-vjeçare me iniciale E. I. Kjo e fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë gnjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Gjithashtu Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.









