HETIMI/ “Avokati i Popullit” i përgjigjet shqetësimit të Berishës për “keqtrajtimin” e Veliajt në paraburgim – nis verifikimin në paraburgimin e Durrësit

“Avokati i Popullit” i përgjigjet shqetësimit të Berishës për “keqtrajtimin” e Veliajt në paraburgim. Ka nisur sot verifikimin në paraburgimin e Durrësit për mënyrën si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambjetet e klinikës private, ku ju nënshtrua analizave.

Pas deklaratve publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prenci ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.

Më 17 korrik la ambjentet e qelisë së paraburgimit të Durrësit për të kryer disa ekzaminime për shëndetin. Mësohet se Veliaj u dërgua në një klinikë private, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ku ka kryer analizat e nevojshme. Më pas është dërguar sërish në qeli.

Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie.