Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin se epidemia e kolerës po përkeqësohet ndjeshëm në 31 vende të botës. Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani 4,738 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje infektive, ndërsa numri i rasteve të reja është në rritje të vazhdueshme.
OBSH-ja thekson se shpërthimet e kolerës po përhapen me ritme shqetësuese dhe se shkalla e vdekshmërisë është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara. Në raportin e saj theksohet se “duke pasur parasysh shkallën dhe natyrën e ndërlidhur të epidemive, rreziku i përhapjes së mëtejshme brenda dhe midis vendeve është shumë i lartë”.
Vatrat më të mëdha të kolerës janë regjistruar aktualisht në Çad, Kongo, Sudan dhe Nigeri, ku situata është alarmante. Sipas ekspertëve, konfliktet e armatosura, varfëria ekstreme dhe mungesa e infrastrukturës









