DETAJE TE REJA/ Aksioni i policisë tek godina e televizionit News 24 – Do kthehet në fabrikë armësh! 

Detaje të reja nga aksioni i Policisë së Shtetit në godinën e televizionit News 24në zonën e Shkozës, duke kërkuar lirimin e ambienteve.

Raportohet se gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi, ndërsa është kërkuar që të dalin nga godina dhe ata punonjës që janë brenda. Gjithashtu, godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Kjujtojmë se qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës.

Godina ku sot ndodhet News24 do të kthehet në një fabrikë armësh.

Në krye të kompanisë shtetërore KAYO, Edi Rama ka vendosur ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, i cili është duke udhëhequr edhe aksionin e sotëm.