DENONCIMI/ Zhduket ish-zv.drejtori i AKSH Daniel Shima – familjarët njoftojnë policinë – nisin kontrollet menjëherë

Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-t është denocuar si person i zhdukur ditën e sotme në Polici. Mësohet se kanë qenë familjarët e Shimës ata që kanë bërë denoncimin. 

Familjarët kanë deklaruar para bluve se kanë humbur kontaktet me të prej paradites së sotme. Menjëherë pas denocimit, Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e tij.

Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024.