Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për Daily Caller se një takim dypalësh mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt duket i pamundur, por ka lënë të hapur mundësinë për një takim trefpalësh me pjesëmarrjen e tij.
“Një takim trepalësh mund të ndodhë. Një takim dypalësh nuk jam i sigurt, por një trilateral do të ndodhë. E dini si është: ndonjëherë njerëzit nuk janë gati,” u shpreh Trump.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të vendosur avionë amerikanë si garanci sigurie për të ndihmuar në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.









