Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës play-off i Ligës së Konferencës.
Egnatia mësoi kundështarët e mundshëm nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljana. Kampionët e Shqipërisë do të përballen në fazën play-off me humbësen e çiftit Linkoln Red Imps/ Noah.
Goglat u treguan disi bujare me Dinamon pasi shmangu Fiorentinën dhe Beshiktashin. Nëse blutë e Dajës mposhtin Hajdukun në turin e tretë, në fazën play off mund të përballet me fituesin e çiftit Sikleborg/Jagellonia.
Ndërsa për Ballkanin e Orges Shehit ishte një short ferri. Nëse kalojnë në turin tjetër do të luajnë me me fituesin e çiftit Larne/ Santa Klara. Drita në rast se eliminohet nga Liga e Europës, në fazën play off të Ligës së Konferencës do të luajë kundër Diferdange ose Levadia Talin.
SHORTI
Steaua Bukuresht/ Drita vs Diferdange/ Levadia Talin
Olimpija Ljubljana/Egnatia vs Linkoln Red Imps/ Noah

Sikleborg/Jagellonia vs Hajduk Split/Dinamo


Larne/ Santa Klara vs Ballkani/Shamrok










