BUNDESLIGA/ Dortmund çmonton Union Berlin në shtëpi me rezultatin 3 : 0 – verdhezinjtë marrin 3-pikëshin e parë këtë sezon

Pas barazimit 3-3 ndaj ST.Pauli, Dortmund korr fitoren e parë këtë sezon me shifrat 3 – 0 kundër Union Berlin.

Skuadra më e fortë këtë ndeshje ishte Dortmund, ku krijoi më shumë shanse në zonën kundërshtare dhe arriti të triumfojë në shtëpi duke vajtur në kuotën e 4 pikëve me një fitore dhe një barazim. Aktualisht verdhezinjtë ndodhen në vendin e tretë pas Frankfurt dhe Bayern, i cili kryeson në Bundesligë me 6 pikë.

Union Berlin shkon në shtëpi pas një disfate 3 – 0, ku ndodhet në vendin e 10-të në kuotën e 3-pikëve.

Golat u shënuan nga Guirassy në minutën e 44′ dhe 58′ dhe Nmecha në minutën e 81′.