Për të shtunën është caktuar një mbledhje e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për konkluzionet e samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Në fokus të diskutimit do të jetë edhe çështja e tarifave tregtare, që pritet të jetë një nga temat kyçe në agjendën e takimit.









