Papastërtia dhe ndotja e mjedisit nga mbeturinat ka bërë që Bashkia e Lezhës të ndërmarrë disa masa duke ndryshuar një rregull për menaxhimin e mbetjeve.
Tashmë Bashkia bërë me dije se hedhja e mbeturianave nuk do të jetë më sipas dëshirës por me orar.
Qytetarët nuk mund të hehdin mbeturinat orar pa orar po duhet të zbatojnë oraret që ka caktuar bashkia.
Bizneset mësohet se duhet të hedhin mbeturinat nga 20:00- 23:00, ndërsa qytetarët vetëm gjatë orës 19:00-21:00.
Gjithashtu bëhet me dije se në rast se vihet re ndonjë shkelje nga Policia Bashkiake atëherë do të merren masa duke i gjobitur qytetarët ose bizneset që nuk e zbatojnë orarin.
Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, Jurgen Marku u shpreh në zonat problematike janë vendosur edhe kamera sigurie për monitorim ku janë identifikuar biznese që hedhin mbeturina jo vetëm jashtë orarit të caktuar, por edhe në tokë, edhe pse koshat janë bosh.









