AKSIDENT/ Përplasen dy automjete në Levan – raportohet 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Levan në Fier. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.