Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në “Kryqëzimin e Savrës” në Lushnjë. Një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin, duke përfunduar i përmbysur.
Si pasojë, katër persona që ndodheshin në makinë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.










