ZYRTARE/ Juventusi nuk kursehet – shpenzon 30 milionë euro për të rikthyer sulmuesin

Francisko Konseisao është zyrtarisht lojtar i Juventusit. “Zonja” e ka mbyllur me sukses marrëveshjen me Porton, për të firmosur me lojtarin deri në vitin 2030.

Për këtë transferim, Juventusi ka paguar rreth 30 milionë euro që do të paguhen në katër vite. Bonuset do të jenë 1.6 milionë euro.

Portugezi spikati me 40 ndeshje te Juventusi. Sulmuesi 22-vjeçar shënoi 7 gola dhe asistoi 6 të tjerë.

Marrëveshja me lojtarin ishte mbyllur prej kohësh, pasi dëshironte të rikthehej në Torino. Në fund u arrit vetëm akordi me klubin portugez.