ZJARR NE POGRADEC/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe kodrinore në Çërravë, të cilat favorizohen nga era

Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. 

Kodra është kryesisht me bimësi të ulët.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfiksja dhe forcat e pyjores për të bërë lokalizimin e flakëve të cilat po përhapen masivisht