Në afërsi të doganës së Goricës në zonën e Pustecit, prej disa minutash është bllokuar kalimi i mjeteve në hyrje dhe dalje.
Shkak është bërë një vatër zjarri në pjesen maqedonase, në të dy krahët e rrugës, duke krijuar rrezik për mjetet. Në bashkëpunim mes doganës shqiptare dhe asaj maqedonase është bllokuar deri në një moment të dytë kalimi në këtë pikë kufitare.
Zjarri ndodhet në afërsi të territorit shqiptar, ndërsa autoritet fqinje po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët.
Pritet të ketë një komunikim të dytë në vijim, në bazë të situatës, për të parë nëse do të lejohet më pas qarkullimi i mjeteve.









